-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Edhe pak kohe do qëndrosh ne detyre”, Gjicin e kërcënuan për videoskandalin?

Kryesoret

Një tjetër pjesë nga videoskandali mes Stafet Gjicit dhe Alma.K është zbardhur.

Në dosje tregohet nj incident ditën kur Gjici është betuar si kryebashkiak i Kukësit, dhe është mbajtur mbledhja e parë e këshillit bashkiak.

Këshilltari Astrit Cengu në këtë mbledhje i është drejtuar Safet Gjicit duke tundur telefonin që mbante në dorë e duke i thënë se dhe pak kohë do të qëndronte në detyrë për shkak të një video që do bëhej publike dhe që do të trondiste të gjithë vendin.

“Me date 09.06.2023, ditën e betimit te Kryetarit te Bashkisë Kukës ndodheshin ne Pallatin e Kulturës ne Kukës ku është mbajtur mbledhja e pare e Këshillit Bashkiak. Ne përfundim te votimeve për anëtaret e këshillit te qarkut, mori fjalën shtetasi Astrit Cengu dhe me tone te ashpra duke iu drejtuar kryetarit Gjici dhe duke tundur telefonin qe kishte ne dore deklaronte se ky i fundit edhe pak kohe do të qëndronte ne detyre per shkak te nje video qe do behej publike dhe qe do te trondiste te gjithe vendin.

Nder te tjera deklaruesi shton se eshte vene ne dijeni per përmbajtjen e videos vetëm ditën e publikimit neper media pra me date 16.06.2023. Ne ate moment ai e ka kuptuar se cilet ishin personat e perfshire ne video dhe ka bere lidhjen me shtetasen Alma K. te cilen e kishte takuar ne zyren e kryetarit per projektin e kafsheve te pastreha. Gjithashtu Gjana deklaron se ne ditet  ne vijim pas takimit me Alma K. ai ka tentuar te vihet ne kontakt telefonik me te  dhe ka insistuar qe kjo e fundit t’i dergonte me e-mail projektin e kafsheve te pastreha” thuhet në dosje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit