Kanë nisur hetimet nga autoritet kineze për një incident të ndodhur në një spital, ku kirurgu gjatë një operacioni që po kryente në sy, ka goditur me grushte pacienten e tij ndërkohë që e operonte.
Videoja, e cila tashmë po bën xhiron e rrjetit dhe shkaktoi zemërim, tregon kirurgun duke goditur me grusht në kokë një paciente, të paktën tre herë, ndërsa i operon sytë.
Aier China, i cili operon një zinxhir spitalesh për sytë, tha se incidenti ndodhi gjatë një operacioni në spitalin e saj në Guigang, një qytet në jugperëndim të Kinës.
Pacientja ishte një grua 82-vjeçare dhe “gjatë operacionit, për shkak të anestezisë lokale, pacienti kishte intolerancë”. Ajo lëvizi kokën e saj disa herë, sipas deklaratës së tyre.
Autoritetet lokale thonë se pacientja ka pësuar mavijosje në ballë.
Pas operacionit, menaxhmenti i spitalit kërkoi falje dhe pagoi 500 juanë (70 dollarë) si kompensim, sipas djalit të pacientes që foli për mediat lokale.
Ai gjithashtu tha se nëna e tij tani është e verbër në syrin e saj të majtë, edhe pse nuk është e qartë nëse ishte për shkak të incidentit.
Aier China tha se spitali nuk e raportoi incidentin në selinë qendrore. Të enjten ajo njoftoi shkarkimin e CEO të spitalit Guiyang dhe pezullimin e kirurgut, i cili është gjithashtu dekani i spitalit,për “shkelje serioze të rregulloreve të grupit“, të cilat përfshinin shkelje të tjera të paspecifikuara.
Ndonëse incidenti ndodhi në dhjetor 2019, ai erdhi në vëmendjen e publikut vetëm këtë javë pasi një mjekja e shquar kineze, Ai Fen, ndau pamjet e CCTV të operacionit.