-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Merrte frymë sikur e përndiqnin”! 15 të vdekur, dëshmia rrëqethëse e lektores shqiptare

Kryesoret

“Një horror i vërtetë që nuk ka ndodhur kurrë në Pragë”. Kështu e përshkruan pedagogia shqiptare në universitetin Charles, masakrën e një dite më parë, ku u vranë 25 persona dhe u plagosën 24 të tjerë. Në një lidhje direkt me “Dita Jonë” Orkida Borshi sjell dëshminë rrëqethëse të koleges shqiptare, e cila ndodhej në fakultet në momentin e ngjarjes.

“Unë nuk isha prezent në fakultet atë ditë, por e dëgjova nga lektorja e gjuhës e cila fatkeqësisht ishte e mbyllur në një dhomë së bashku me një student, që ishte duke dhënë provim. Ajo më merr në telefon, mendova se më mori për orarin, ose mësimin dhe dëgjoj që është shumë e shqetësuar.

I thashë qetësohu dhe pastaj dëgjoj që merr frymë në mënyrë të tmerrshme, sikur po iu shkon dikush mbrapa dhe më thotë që këtu ka të shtëna, nuk e di çfarë po ndodh. Nuk arrija të kuptoja çfarë ndodhte, kur dëgjoj në telefon që dikush po shtinte vazhdimisht. Një horror i vërtetë, nuk e imagjinoja dot që në fakultetin e universitetit Charles në Pragë të kishte të shtëna të tilla. Nuk ka pasur asnjë gjë të ketë të shtëna të tilla”.

Sipas saj, studenti 24-vjeçar nuk shkoi në orën e tij të leksionit, por shkoi në godinën kryesore dhe qëllonte nga kati i katërt i universitetit, ndërsa studentët e tjerë për të shpëtuar hidheshin nga kati i tretë.

“Ky djalë student i historisë duhet të kishte leksion në një godinë tjetër të fakultetit, nga ora 2 pasdite dhe nuk shkoi në atë leksion dhe shkoi te godina kryesore e fakultetit ku ndodhemi edhe ne. Nuk dihet nëse e ka sjellë armën apo e ka patur aty se sipas informacioneve  ka pasur arsenal armësh që e sillte vazhdimisht në fakultet” tha ajo./A2

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit