-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Po vjen gripi? Doktori te “5Pyetjet.al”: Kujdes fëmijët, ky është rreziku më i madh

Kryesoret

Me uljen e temperaturave dhe ardhjen e dimrit po qarkullon edhe gripi. Por si është situata dhe si duhet të mbrohemi. Për këtë “5Pyetjet.al” zhvilloi një bisedë me doktor Ilir Alimehmetin. Ai tha se situata paraqitet në kontroll dhe se kulmi pritet që të jetë në janar.

Gripi, këto lloj virozësh, kulmin e presim në janar. Presim rritje gjatë dhjetorit për të shkuar drejt janarit në rritje, në shkurt presim ca variantesh do të ketë. Vjet ka qenë pak mbi mesataren. Nuk duket diçka e tillë për sivjet. Nuk presim ndonjë çudi.

Do të bëjë punën e tij këto muaj dhe në shkurt presim rënie. Me futjen e festave njerëzit lëviznin, shtohen kontaktet dhe me në lëviznin edhe viruset, ne jemi “makina” e viruseve. Përfshirë këtu uljen e imunitetit, etj” tha ai.

Doktori ngriti alarmin për fruthin duke paralajmëruar për atë që mund të ndodhë. “Virusi është një virus tjetër që vlen të flitet në mënyrë të veçantë, që e kishim nën kontroll, por tani ka filluar të dalë jashtë kontrollit. Numri i vaksinimeve ulet nga viti në vit, jo vetëm në Shqipëri, por në cdo shtet. Kjo ka bërë që të ketë numra më të mëdhenj.

Në 2018 kemi pasur 1446 raste të raportuara. Nuk mori jehonën, ndërhyrjen nga instancat, në atë situatë jemi dhe numri i vaksinave vazhdon dhe bie. Vaksina është e vetmja që kemi për të ndaluar fruthin.

Prej 2019 nuk jemi më ndër vendet pa fruth, por mes vendeve me fruth. Ky nuk është problem vetëm i joni por po zgjerohet, sepse numri i të vaksinuarve ka rënë drastikisht. Kemi cdo lloj kambane, fruthi është virusi më i transmetueshëm” tha ai.

Po me koronavirusin çfarë po ndodh? “Covidi është një situatë e qetë. Nuk është zero. Nuk ka për t’u zhdukur, por situata është e qetë. Ka një variant, që po bëhet dominant.

Mbetet në vetvete “Omicroni” që nuk ka lëshuar hapësirë që të lindë ndonjë variant tjetër. Shumica e ka kaluar të paktën njëherë dhe imuniteti natyror mban sepse përndryshe kjo situatë kaq e qetë nuk ka si të shpjegohet” tha ai për “5Pyetjet.al”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit