Është bërë publike autopsia e 27-vjeçares Vanessa Ballan, duke zbuluar dhe detaje nga vdekja e saj.
Vanessa ishte viktima e një masakre me thikë nga i dashuri i saj shqiptari nga Kosova Bujar Fandaj.
Zbulohet se ajo është qëlluar tetë herë me thikë, dy goditje i kanë dëmtuar të dyja mushkëritë, ndërsa fatale ka qenë një tjetër në zemër.
27-vjeçarja italiane ishte në pritje të fëmijës së sajë të dytë, ndërsa nga autopsia u konstatuan gjithashtu mavijosje në kokë dhe fytyrë, si dhe plagë mbrojtëse në duar.
Sipas mjekëve të cilët kryen autopsinë, vrasja është bërë me një thikë 20cm të gjatë, duke lënë plagosje të cilat kanë shkaktuar vdekjen e shpejtë të Vanessës