-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Jurgen Klopp kundër Superligës, gëzon për tronditjen e UEFA-s dhe FIFA-s

Kryesoret

Liverpool, një nga 12 klubet që nisën projektin në prill 2021, bëri një hap prapa në lidhje me Superligën.

Klubi konfirmoi afërsinë dhe mbështetjen ndaj FIFA-s dhe UEFA-s. “Vendimi i djeshëm nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë nuk ndryshon qëndrimin e mëparshëm të Liverpool FC për Superligën Evropiane të propozuar – thuhet në deklaratën zyrtare -. Përfshirja jonë është ndërprerë. Ne do të vazhdojmë të punojmë me klube të tjera përmes ECA dhe të marrim pjesë në garat e UEFA-s”.

Vetë trajneri i Reds, Jurgen Klopp , duke folur në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Arsenalit, kundërshtoi Superligën ndërsa përsëriti se ishte i lumtur që FIFA dhe UEFA “morën një tronditje” nga një gjykatë e BE-së, vendim që kufizon pushtetin e tyre.
“Jam 100% dakord me deklaratën e Liverpool-it, por akoma më pëlqen verdikti. Më në fund e kuptojmë se FIFA, UEFA dhe federatat e tjera nuk mund të bëjnë thjesht atë që duan. Në futboll duhet të flasim për shumë gjëra dhe më pëlqen të lëkunden ata që janë ngritur pak. Por jo, unë kam të njëjtin mendim për Superligën si më parë” u shpreh trajneri gjerman.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit