Sali Berisha ka mbajtur sot fjalimin e fundit përpara Këshillit Kombëtar përpara se gjykata e Posaçme të marrë ditën e martë vendimin nëse do ta mbyllë në arrest shtëpie, sikur kërkon SPAK-u, që e akuzon për dosjen “Partizani”. Ish-kryeministri tha se nuk do të mposhtet dhe se beteja do të vijojë.
“Tani duan ta burgosin Sali Berishën, por për këtë nuk kanë asnjë fakt dhe asnjë provë. Unë nuk jam as i akuzuar, por një person nën hetim dhe në tre vite nuk kanë gjetur asnjë provë dhe asnjë fakt kundër meje.
E vërteta më autorizon t’u them të gjithë atyre se para se të përsërisni këtë akuzë për Sali Berishën kontrolloni xhepat tuaj. Unë jam Sali Berisha. Me fuqinë e së vërtetës nuk mposhtem kurrë” tha ai.