-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjinushi do i marrë në provim/ Instituti i Historisë: Do na pyesë një politikan

Kryesoret

Instituti i Historisë ka reaguar pas vendimit të Akademisë së Shkencave, që drejtohet nga Skënder Gjinushi, e cila do të vendosë në lupë të gjithë punonjësit shkencorë të Akademisë së Studimeve Albanologjike. Instituti i Historisë shprehet ndër të tjera se “ky nuk është shqetësim vetëm për stafin tonë akademik, por shqetësim për shkencën, lirinë akademike dhe vetë vendin ku jetojmë”.

“Ndërkohë që qytetarët përgatiten për festat e fundvitit dhe shkëmbejnë urime e dhurata për Krishtlindjet e Vitin e Ri, studiuesit e Institutit të Historisë janë thirrur nga një komision i emëruar nga një autoritet tjetër, ku bëjnë pjesë një akademik dhe një politikan jo akademik.

Komisioni, siç thuhet në një njoftim urdhërues të ardhur, “do të bëjë vlerësimin dhe konfirmimin në pozicionet ekzistuese të punës” mbi bazën e dokumentacionit të dorëzuar dhe “nëse komisioni e sheh të nevojshme, në raste të veçanta mund të zhvillojë edhe intervista pune” thuhet në reagim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit