Napoli nuk ka pritur as festat për të nisur me merkaton e janarit.
Ditën e sotme u konfirmua rinovimi i Victor Osimhen deri në vitin 2026, ndërsa tani është konfirmuar dhe largimi i mesfushorit Elmas drejt Gjermanisë.
Bazuar dhe tek eksperti i merkatos së transferimeve gazetari Fabricio Romano, maqedonasi ka ka përfunduar testet mjekësore dhe ka nënshkruar si lojtar i ri i RB Lajpcig.
Skuadra gjermane zëvendëson Forsberg me Elmas dhe Napoli pritet që të arkëtojë një shumë prej 25 milionë euro nga shitja e futbollistit maqedonas.
Por ky nuk pritet të jetë largimi ose humbja e fundit në radhët e lojtarëve të skuadrës italiane, zëra të shumtë për një largim të mundshëm janë përhapur dhe mbi polakun Piotr Zelinski, i cili kërkohet me ngulm nga Inter.
“Rinovimi i kontratës me Napolin nuk është realizuar dhe avancimet e Interit janë gjithnjë e më këmbëngulëse” shkruan gazeta italiane Repubblica.
Ndërkohë ndikim mendohen të kenë pasur dhe fjalët e De Laurentis në intervistën për Corriere dello Sport: Ai tha se donte të qëndronte, por duke qenë polak, ai ndoshta preferon disa mjegulla në vend të diellit dhe detit”.
Padyshim fjalë që nuk u vlerësuan nga lojtari i cili vazhdon ende të shtyjë rinovimin e kontratës.