Tashmë, nuk ka më enigma për të ardhmen e stolit të Partizanit.
Arbër Abilaliaj, trajneri I konfirmuar nga presidenti Demi, njëkohësisht drejtor sportiv i të kuqve, nuk la dyshime për ardhjen e Orges Shehit.
Shehi ishte trajner i Tiranës për më shumë se dy sezone, ndërsa fitoi gjyqin me klubin bardheblu për të qenë i lirë për të zgjedhur vazhdimin e karrierës.
Pasi konfirmoi gjithçka për Shehin, Abilaliaj foli edhe për ndeshjen e kësaj të diele ndaj Erzenit.
Partizani është në vend të dytë në Superligë me 32 pikë ndaj 37 të Egnatias.