-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Taulant Seferi vazhdon të shënojë

Kryesoret

Taulant Seferi ka shënuar sërish në Emiratet e Bashkuara Arabe. Për raundin e 12-të në kampionat, ekipi i tij Bani Yas barazoi 1-1 me Ittihad Kalba. Ishin miqtë që kaluan të parët në avantazh me Kiss në pjesën e parë, ndërkohë që Seferi barazoi gjithçka në minutën e 54-t të ndeshjes.

Një penallti e akorduar pas ndërhyrjes së VAR e vendosi sulmuesin e Kombëtares përballë Houtit, me 27-vjeçarin nga Kumanova që realizoi saktë dhe dërgon numrin e golave të shënuar prej tij këtë sezon në gjashtë.

Seferi ishte ndër lojtarët kyç të aktivizuar nga trajneri Sylvinho në kualifikueset e Euro 2024, me Shqipërinë që do jetë pjesë e grupit B në “Gjermani 2024”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit