Paris Saint-Germain duket se ka filluar të hedhë hapat e parë për merkaton e janarit.
Mbrojtësi i São Paulo, Lucas Beraldo është afër kalimit te francezët për një transferim prej 20 milionë eurosh, siç raporton dhe ESPN.
Ndërmjet dy klubeve është gjetur gjuha e përbashkët, në një marrëveshje e cila nuk pritet të përfshijë bonuse stratosferike por që do të finalizohet sapo Belardo të kalojë testet mjeksore.
Beraldo i cili është 20 vjeç, do t’i bashkohet PSG-së kur të hapet dritarja e transferimeve në janar, duke forcuar opsionet e trajnerit Luis Enrique në mbrojtje përpara gjysmës së dytë të sezonit.
Mbrojtësi brazilian luan me këmbën e majtë dhe mund të rezultojnë shumë i përshtatshëm në pozicione të ndryshme në prapavijë.