Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, ka dhënë një deklaratë për mediat greke në lidhje me reagimin e kryeministrit Edi Rama për çështjen Beleri.
Ku bëri me dije se do të largojë nga drejtimi i bashkisë së Himarës, Jorgo Goron.
“SKAI” raporton se në një intervistë për ta, Dule ka deklaruar se Jorgo Goro i ka dorëzuar të premten, 22 dhjetor, dorëheqjen e tij nga drejtimi i bashkisë, prefektit të qarkut të Vlorës.
Sipas tij në orët në vijim qeveria do të vijojë me emërimin e kryetarit të ri të bashkisë në Himarë, duke anashkaluar Fredi Belerin, i cili i fitoi zgjedhjet, por ndodhet në burg nën akuzë për blerje votash.
“Sajtet e lajmeve në Shqipëri prej dy-tre orësh flasin për dorëheqjen e kryebashkiakut të dështuar në zgjedhjet e 14 majit, zoti Goros, i cili ka dorëzuar mbrëmë dorëheqjen në prefektin e qarkut. Po i hapet rruga zbatimit të planit të Ramës, që nuk është gjë tjetër veçse emërimi i një kryetari të ri bashkie, një zgjidhje që nuk legalizohet as nga Kushtetuta e Shqipërisë”, ka deklaruar Dule.
Çështja “Beleri”, Rama: Mënyra e vetme për të dalë nga ngërçi është largimi i Goros