-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dy sulme brenda pak orësh, 6 viktima në Kolumbi, mes tyre dhe një 15-vjeçare

Kryesoret

Dy sulme të ndryshme në Kolumbinë jugperendimore u kanë marrë jetën një kryebashkiaku dhe pesë personave të tjerë, përfshirë dhe një vajzë 15-vjeçare.

Elmer Abonia Rodríguez, kryebashkiaku i Guatsene, në provincën e Kaukës, u vra natën e së premtes, ndërsa prokuroria ka sqaruar se është mobilizuar një ekip i specializuar për të hetuar vrasjen e zyrtarit.

Pak orë para vrasjes së tij, pesë persona u vranë në komunitetin indigjen të Nasa në komunën Santander de Cilição.

Rreth orës 04:00, persona të armatosur hynë në shtëpinë e John Freiman Ramos me profesion mësues, dhe vranë të tre anëtarët e familjes së tij, përfshirë këtu vajzën e tij të mitur.

Pak kohë më vonë, dy burra të tjerë u vranë në një shtëpi aty pranë në të njëjtin komunitet aborigjen.

“Jeta e drejtuesve të komunitetit, mësuesve, punëtorëve është e kërcënuar. Situata është shumë delikate për ne.

Në rajonin tonë ne jemi përballur tashmë me situata në të cilat jetët e drejtuesve të komunitetit indigjen, mësuesve, punonjësve të shërbimit social janë kërcënuar në katër vitet e fundit.

Ne kërkojmë që këto krime të zbardhen”, tha Lucie Ambaro Guzmán, kryebashkiaku i Santander de Cilição, për radiostacionin Blu.

Autoritetet lokale dyshojnë se vrasjet lidhen me sezonin e korrjes së bimës së kokas, nga e cila prodhohet kokaina.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit