Mariah Carey dhe presidenti amerikan Joe Biden u takuan në Shtëpinë e Bardhë duke e kthyer bisedën e vogël në një turne madhështor të dekorimeve të Krishtlindjeve nën tingujt e këngës klasike të Krishtlindjes, “All I Want For Christmas Is You”.
Në klip, “Mbretëresha e Krishtlindjeve” i shtrëngon dorën Presidentit teksa të dy shprehin admirimin e tyre reciprok.
Më pas, Carey dhe Presidenti bëjnë një turne në Shtëpinë e Bardhë, me hitin e festës në sfond, raportojnë mediat e huaja.
Diva e popit dhe binjakët e saj 12-vjeçarë, Moroccan dhe Monroe, pozuan në një foto me Biden.
It’s time! pic.twitter.com/8TOSAx2aAw
— President Biden (@POTUS) December 21, 2023