Fluksi i numrit të trageteve me emigrantë drejt portit të Durrësit është rritur ditët e fundit në këtë prag festash të fundvitit.
Mësohet se mëngjesin e sotëm, në Portin e Durrësit kanë mbërritur 3 tragete me 5100 udhëtarë dhe 1900 automjete.
Dy prej trageteve “Venturis Ferries” kanë mbërritur nga Bari dhe “Adria Ferries” nga Ankona.
Po ashtu bëhet me dije se gjatë ditës pritet të vijnë edhe 3 tragete të tjerë po nga Bari.