Jim Ratcliffe është aksioneri i ri i Manchester United dhe tani ka mbërritur njoftimi zyrtar. Klubi anglez përmes një deklarate të gjatë ka lajmëruar arritjen e marrëveshjes me miliarderin anglez, njeriu më i pasur në Britaninë e Madhe, pronar dhe president i Ineos.
Ratcliffe do të blejë 25% të aksioneve të United të klasit B dhe deri në 25% të aksioneve të klubit të klasit A, si dhe do të investojë 300 milionë euro të tjera drejt investimeve në Old Trafford.
Si pjesë e transaksionit, INEOS ka pranuar kërkesën e Bordit për të deleguar përgjegjësinë për menaxhimin e operacioneve të ndryshme.
Kjo do të përfshijë të gjitha aspektet e operacioneve dhe akademive të futbollit për meshkuj dhe femra, si dhe dy vende në bordin e drejtorëve të Manchester United PLC dhe në bordet e drejtorëve të Manchester United Football Club.
Operacioni tashmë i nënshtrohet miratimit nga Premier League, e cila në javët në vijim do të duhet të zyrtarizojë hyrjen e gjigantit Ineos në një nga klubet më të vjetra në Anglia.