Nga Gjermania vjen një tjetër profeci e zymtë për të ardhmen e konfliktit me Rusinë. Sipas gazetës Bild, e cila citon burime nga një shërbim sekret evropian i paidentifikuar, Moska mund të sulmojë territoret e Bashkimit në dimër midis 2024 dhe 2025, duke përfituar nga momenti në të cilin Shtetet e Bashkuara do të jenë “pa udhëheqës” dhe në mes të zgjedhjeve.
Prandaj Uashingtoni do t’u vinte në ndihmë aleatëve të tij me një vonesë të caktuar. Zyrtari i inteligjencës i dëgjuar nga tabloidi deklaroi gjithashtu se Kremlini shpreson për një rizgjedhje të Donald Trump.
Alarmin për aksionin e mundshëm ushtarak rus kundër Evropës dhe rrjedhimisht NATO-s e kishte ngritur tashmë kreu i Drejtorisë së Sigurisë Kombëtare të Polonisë Jacek Severa, sipas të cilit vendet në krahun lindor të Aleancës Atlantike duhet të përgatiten për luftën brenda tre vjetëve, dhe nga ministri gjerman i mbrojtjes Boris Pistorius , i cili kishte treguar Moldavinë dhe vendet baltike si objektivat e radhës të Kremlinit.
Për më tepër, përfaqësuesi i qeverisë së Berlinit kishte mbështetur gjithashtu nevojën për të rivendosur shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Gjermani në mënyrë që të kthehej kombi në të qenit “gati për t’u përballur me një luftë”.
Edhe pse kjo ide e fundit ka shkaktuar shumë diskutime, Republika Federale duket se e merr seriozisht kërcënimin që vjen nga Kremlini. Në fakt, deri në vitin 2027, ajo do të transferojë deri në 4 mijë ushtarë në Lituani. Për herë të parë në historinë e vendit, një brigadë e tërë do të vendoset në mënyrë të përhershme përgjatë kufirit me Federatën.
Kërcënimit të një lufte konvencionale i shtohet edhe ai i një sulmi bërthamor. Peter Schroeder, një ish-analist i CIA-s, ekspert në politikën e jashtme ruse, në fakt e ka përcaktuar përdorimin e një arme atomike nga Moska kundër një shteti anëtar të NATO-s si “shumë të mundshëm “.