Dy persona të shpallur në kërkim janë arrestuar nga policia e Tiranës për vepra të ndryshme penale.
Konkretisht në pranga ka rënë një 51-vjeçari me inicialet S. E., pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Ngacmimi seksual”.
Po ashtu është arrestuar dhe një 22-vjeçar me inicialet K. G., i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Tiranës, për veprime të mëtejshme procedurale.