Një 33-vjeçar është plagosur sot rreth orës 13:10 në fshatin Gadish të Gjilanit. Viktima është dërguar për trajtim në spital dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.
Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar dhe nga i njëjti është konfiskuar arma që dyshohet se është përdorur në këtë rast.
“Me datën 24.12.2023 rreth orës 13:10 kemi pranuar informacion se fshatin Gadish, komuna e Gjilanit një person mashkull kosovar i moshës rreth 33 vjeçare është plagosur me armë zjarri.
Viktima është duke marrë trajtim mjekësor në qendrën emergjente të spitalit rajonal në Gjilan dhe sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jetën.
Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, po ashtu është konfiskuar një armë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast”