Një aksident ka ndodhur në minierën e Bulqizës ku për pasojë është plagosur një minator në galerinë e kromit në Bulqizë.
Nga informacionet e derimëtanishme minatori 36-vjeçar me iniciale V.A është plagosur gjatë procesit të punës në një galeri kromi të zonës D.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në festën e Krishtlindjes ku siç e parashikon ligji për sektorin publik dhe privat duhet të jetë pushim.
“Me datë 25.12.2023, rreth orës 14.00, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi V.A., 36 vjeç, i cili dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një minierë kromi në Bulqizë. Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave kësaj ngjarjeje”, sqaroi policia.