“Homeland Justice” kanë bërë goditjen e tretë ditën e sotme. Pas kompanisë “ONE” radhën e ka pasur “Air Albania”, që është kompania e vetme e fluturimeve ajrore shqiptare dhe faqja e parlamentit të Shqipërisë.
Përmes një postimi në platformën “Telegram”, grupi i hakerave ka njoftuar se faqja e Kuvendit është në duart e tyre. “Homeland Justice” ka kërcënuar deputetët shqiptarë duke thënë se të gjithë ata që janë të korruptuar shumë shpejt do të shkatërrohen.
“Do të paguajnë edhe uzurpuesit e karrigeve të Kuvendit. Deputetët e korruptuar së shpejti do të shkatërrohen kur të kuptojnë se si demoni i tyre i brendshëm po i demonstrohet çdo kërkuesi të së vërtetës”, thuhet në postimin e bërë nga grupi i hakerave.
Hakerat futen brenda kompanisë “ONE”: Kemi në dorë të dhënat e shqiptarëve!