Zjarri në qendrën tregtare “Metropol” në Lushnjë është riaktivizuar sërish, duke rikthyer kështu sërish panikun.
Zjarri i nisur ditën e sotme në një qendër tregtare e cila ndodhet në një pallat 12-katësh në qytetin e Lushnjës është vënë në kontroll si fillim para thuajse një ore nga forcat zjarrfikëse.
“Isha në kat të gjashtë. Nga poshtë lart erdhi zjarri. Pronari i pallatit erdhi dhe na ndihmoi. Tymi na e bëri të vështirë për të dalë. Isha unë nusja ime… 4 veta,” tha një banor i pallatit 12-katësh që u evakuua.
Ndërsa një e moshuar rrëfen se në momentin që gjithçka ishte e mbuluar nga tymi mbylli dyer e dritare derisa u shpëtua nga një zjarrfikës.
“Tymi nuk mbaronte nga jashtë mbyllëm dyer e dritare. Këto na merrnin që telefon dhe qanin kurse unë u thashë s’kam gjë, jam mirë. Pastaj erdhi një polic, një vullnetar dhe na shpëtuan jetën, rrofshin. Unë isha në banesë me një komshie sepse jetoj vetëm,” shtoi një e moshuar.