-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

55 milionë euro kanabis! Apeli shton dënimin për kreun e “Shpirtit”

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit njofton se në kuadër të dy operacioneve “Shefi” dhe “Kulmi” gjykata e Apelit ka ndryshuar vendimin e dënimit për kreun e organizatës kriminale Ilirjan Duçellarin (Zaimi) duke i shtuar burgun.

Ilirjan Duçellari (Zaimi) kishte ankimuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që e kishte dënuar me 11.4 vite burg.

Apeli i GJKKO-së ka ndryshuar dënimin duke e dënuar me 12.8 vite burg, duke i shtuar edhe akuzën për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”.

Në tërësi, në kuadër të hetimeve janë sekuestruar rreth 6 (gjashtë) tonelata lëndë narkotike të tipit marijuanë, kokainë e hashash, duke ju hequr organizatave kriminale të ardhura të vlerësuara në mbi 55 milionë euro, për një sasi totale prej rreth 14 milionë dozash njëshe që dalin nga shpërndarja me pakicë.

Gjithashtu Ilirjan Duçellarit (Zaimi) i janë sekuestruar disa pasuri në bregun e detit.

U vendos konfiskimi dhe kalimi në favor të shtetit të këtyre pasurive:

–Pasuria me nr. 517/1 ND3 – N26, Zona Kadastrale 3140, Vol. 13, Fq. 113, e llojit “njësi”, me sipërfaqe 69.32 m2, ndodhur në Radhimë, Vlorë, regjistruar në emër të shtetasit Ilirjan Zaimi, hipotekuar në favor të Bankës së Parë të Investimeve Albania sh.a.., dhe të Bankës Societe Generale Albania sh.a.;

–Pasuria me nr. 24/8+1-14, Zona Kadastrale 8603, Vol. 6, Fq. 100, e llojit “apartament”, me sipërfaqe 56.80 m2, ndodhur në Lagjen “Pavarësia”, Vlorë, regjistruar në emër të shtetasit Ilirjan Zaimi, hipotekuar në favor të Bankës Societe Generale Albania sh.a.;

–Pasuria me nr. 28/4+1-28, Zona Kadastrale 8603, Vol. 16, Fq. 104, e llojit “apartament”, me sipërfaqe 134 m2, ndodhur në Lagjen “Pavarësia”, Vlorë, regjistruar në emër të shtetases Elisabeta Duçellari, hipotekuar në favor të Bankës Societe Generale Albania sh.a.;

–Pasuria me nr. 37/34-ND, Zona Kadastrale 8605, Vol. 45, Fq. 187, e llojit “ndërtesë”, me sipërfaqe 124 m2, ndodhur në Lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, godinë tre katëshe, me dy kate banimi, me sipërfaqe 124 m2 secili, dhe kati i tretë me sipërfaqe 71 m2, regjistruar në emër të shtetasit Neki Duçellari, hipotekuar në favor të Bankës Societe Generale Albania sh.a.;

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit