Sot në protestën e 21 antiqeveritare, mijëra qytetarë nga diasporë kanë mbërritur në atdhe në mbështje të revoltës, të cilët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama dhe gjithë qeverisë së tij.
Protesta pritet të nis në orën 19:00 nga sheshi “Skënderbej”, ku më pas marshimi do të vijojë drejt godinës së qeverisë.
Ndërkohë gjatë tubimit të djeshëm protestuesit janë shprehur se nuk do të dorëzohen deri në largimin e Edi Ramës, duke e akuzuar për tradhëti kombëtare.









