-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lufta në Gaza nuk ndalet, bombardohet “gjysmëhëna e kuqe”, dhjetëra viktima

Kryesoret

Lufta e ashpër midis Izraelit dhe Hamasit ka marrë një përmasë edhe më të madhe.

Predha artilerie izraelite goditën katet e sipërme të selisë së Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze në Khan Yunis, në sektorin jugor të Rripit të Gazës.

Sipas të dhënave paraprake raportohet se dhjetëra persona kanë humbur jetën, mes njerëzve të zhvendosur që ishin strehuar në këtë godinë.

Lajmi ende nuk është konfirmuar nga ushtria izraelite, teksa Gjysmëhëna e Kuqe bëri një postim në rrjetet sociale për ngjarjen.

Sulmet izraelite gjatë natës kanë goditur disa lokacione në Rripin e Gazës. Kampi Bureij dhe Jihr al-Deek ishin në shënjestër të avionëve izraelitë, teksa është ende e paqartë situata në to.

Sipas agjencisë së lajmeve Al Jazeera, bombardime ka pasur dhe në kampet Nuseirat dhe al-Maghazi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit