Një shtëpi private në Tiranë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.
Siç bëhet me dije shtëpia ndodhet në Sauk, në zonën e Sanatoriumit në rrugën “Shefqet Ndroqi”.
Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende, por në vendngjarje kanë mbërritur forcat e zjarrfikëses.
Për momentin 3 zjarrfikëse dhe 15 efektivë janë duke punuar për shuarjen e flakëve, nuk raportohet të ketë të lënduar.