-sidi education-spot_img
34.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Moska vë në shënjestër gazetarët e huaj 

Kryesoret

Mediat që mbulojnë Kremlinin po përballen me pasoja nga Rusia. Moska ka burgosur gazetarë amerikanë dhe ka shpallur një gazetar spanjoll si armik të vendit.

Për gazetarin spanjoll Ferran Barber dikur ishte diçka normale të ecte nëpër rrugët e Valencias. Por që kur emri i tij u përfshi në listën e zezë të Rusisë në gusht, asgjë nuk është më normale.

“Për habinë time, një ditë dikush më telefonon dhe më thotë se isha përfshirë në një nga listat e ‘armiqve të Rusisë’. Pastaj fillova të merrja kërcënime me vdekje”, thotë ai.

Gazetari Barber punon për disa gazeta spanjolle dhe shkruan mbi operacionet sekrete të Rusisë. Ai përpiqet të zbulojë se çfarë ndodh nën sipërfaqe në Moskë, duke mbuluar tema si aktivitetin sekret të agjentëve të Shërbimit Federal të Sigurisë ruse dhe sesi një ukrainas i shiste informacione Kremlinit.

Ai beson se kjo ishte arsyeja që u vu në shënjestër të grupeve pro-Kremlinit. Barber është një nga disa gazetarët e përfshirë në lista të tilla, të cilat analistët thonë se Rusia i përdor për të kërcënuar dhe diskredituar zërat e pavarur.

Pas përfshirjes në këto lista, ai filloi të merrte mesazhe të dhunshme dhe kërcënime me vdekje që dërgohen përmes mediave sociale dhe thotë se është e vështirë të përcaktohet se nga vijnë ato.

“Kur përpiqesh të gjesh origjinën e tyre, shpesh zbulon se personi që i ka shkruar është ndoshta në Kubë ose Venezuelë.”

Yana Gorokhovskaia është drejtore e kërkimeve në Freedom House.

“Ne e dimë se gazetarët janë në shënjestër të kërcënimeve, në internet ose jashtë internetit, janë nën mbikqyrje. Ndonjëherë zyrat e mediave jashtë vendit vandalizohen. Dhe kjo amplifikon ekosistemin e censurës dhe heshtjes.”/ VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit