-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nga java që vjen qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza në BE

Kryesoret

Deri vonë, pamjet para dyerve të ambasadave të vendeve perëndimore në Kosovë ishin të mbushura me qytetarë.

Ata që donin të udhëtonin jashtë vendit detyroheshin të prisnin në radhë të gjata dhe të kalonin në një proces të gjatë e të mundimshëm për të siguruar një vizë për në vendet e zonës Shengen.

Tani situata është ndryshe. Nga një janari i vitit të ardhshëm Kosova bëhet pjesë e regjimit të udhëtimit pa viza, e fundit nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Më 19 prill në Parlamentin Evropian u nënshkrua akti ligjor për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, që shënoi edhe hapin e fundit të procesit të liberalizimit të vizave.

Qytetarët më të cilët bisedoi Zëri i Amerikës thonë se liberalizimi do të jetë i dobishëm për vendin

“Do të sjellë liberalizim dhe lehtësira për çdo fushë apo sektorë të jetës ekonomike dhe sociale në vendin tonë duke filluar nga fusha e sportit, kulturës, arsimit dhe edukimit ngase shkëmbimet e ndryshme universitare, sportive, kulturore do të rriten dukshëm dhe do të lehtësohen dhe kjo vuajtje 24 vjeçare e kosovarëve duke pritur në ambasadat e huaja ka përfunduar dhe mendoj se është një epokë e re e cila e faktorizon shtetësinë e Kosovës,” tha Asdren Bytyqi me profesion avokat.

“Kjo ka me qenë shumë më e mirë edhe për karrierë e neve të rinjve edhe për edukimin, punën apo profesionalizmin për të arritur me krahasu karrierat në Evropë, me pa atje se si funksionojnë punët edhe pse teorikisht i kemi ditë, por tash kjo është një mundësi për të parë edhe praktikisht,” Tanzu Sylejmani me profesion regjisor./ VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit