Mbrëmjen e djeshme është sulmuar me armë zjarri në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë.
Dyshohet se një person ka gjuajtur në drejtim të një makine në lëvizje.
Shoferi 41-vjeçar ka pësuar dëmtime të lehta dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë kontrollit të automjetit së të lënduarit është gjetur dhe konfiskuar një predhë dhe një sasi e substancës së dyshuar narkotike.