-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Një sanduiç, një biletë dhe një adresë fiktive/ Udhëtarët e zgjedhjeve në Serbi

Kryesoret

Operimi i kurrizit më 1999 dhe një vizitë e shkurtër në vitin 2022, janë ato që e lidhin një burrë të lindur në Ruda në lindje të Bosnjë e Hercegovinës, me kryeqytetin e Serbisë – Beogradin.

Në rastin e tij, kjo ishte e mjaftueshme për të votuar në Beograd në zgjedhjet e mbajtura më 17 dhjetor, kur qytetarët e Serbisë votuan për pushtetin lokal në Beograd, Kuvendin e Serbisë dhe pushtetin krahinor.

“Unë iu thashë atyre në ditën e zgjedhjeve – mos më lini këtu. Tani (Beogradi) është një metropol, ndryshe nga koha kur jetoja më gjatë”, thotë ky punonjës i një institucioni publik në Ruda, i cili financohet nga fondet e buxhetit të entitetit të Bosnjës – Republika Sërpska. Ai, po ashtu, pranoi se në zgjedhjet në Serbi ka votuar për Partinë Progresive Serbe (SNS).

Për gati gjysmë ore, ai foli për Radion Evropa e Lirë (REL), siç tha, “të vërtetën e gjallë” për detajet e votimit në Beograd, ku të paktën pesë autobusë nga disa qytete të Republikës Sërpska shkuan në një arenë (Shtark Arena) në Beograd në ditën e zgjedhjeve, të cilët fotografët e REL-it i fotografuan.

Përveç Rudas, autobusët transportuan edhe votues nga Foça, Vishegradi, Novo Gorazhde dhe Cajniqi, tha për REL-in një nga transportuesit.

“Votova për herë të parë në Beograd dhe do të votoja përsëri”

Bashkëbiseduesi i REL-it, nëpunës civil në Ruda, i cili nuk deshi t’i publikohet emri dhe mbiemri, tha se letërnjoftim serb me vendbanim në Beograd e ka tash e një vit e gjysmë.

Ai tha se ka edhe letërnjoftim e Bosnjës me vendbanim në Ruda, edhe pse ligjet e Serbisë dhe ato të Bosnjë e Hercegovinës nuk parashikojnë mundësinë që shtetasit e dyfishtë të Bosnjë e Hercegovinës dhe Serbisë të kenë dy vendbanime.

Ai tha se e ka marrë sepse “në Rudë kanë ardhur disa persona dhe kanë sjellë dokumente”.

“I plotësuam letrat. Më pas shkuam në Beograd, plotësuam edhe disa letra dhe u regjistruam. Tani ka njëfarë mashtrimi aty, por edhe nuk është mashtrim, sepse është lënë mundësia të regjistrohemi në një adresë”, shpjegoi ai procedurën, me të cilën e ka marrë letërnjoftimin.

Ai thotë se kurrë nuk ka jetuar në Beograd e as në Serbi.

“Një njeri na ka pritur neve, 10 apo 15 veta (në Beograd) dhe na regjistroi në adresën e tij”, shpjegoi ai se si ka marrë letërnjoftimin bazuar në një vendbanim fiktiv në kryeqytetin e Serbisë. (Për më shumë lexo këtu)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit