Mbi 10 milionë turistë kanë hyrë në Shqipëri këtë vit deri mbrëmjen e së hënës. Kjo shifër u publikua nga kryeministri Edi Rama me një reagim në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.
“Bashkë me Krishtlindjen kaloi edhe numri 1.. i turistëve të huaj në Shqipëri; një arritje fantastike e paimagjinueshme deri pak vite më parë GËZUAR. 10 011 500 turistë të huaj kanë hyrë në vendin tonë deri mbrëmë”, shkruan kryeministri.