-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK duke marr vendimin, Berisha e sulmon krah të rinjve

Kryesoret

SPAK po merr vendimin për ish-kryeministrin Sali Berisha nëse do të ketë masën arrest me burg apo arrest shtëpie por mesa duket kjo gjë nuk ka ndikuar te axhenda e tij.

Ish-kryeministri ka vazhduar i qetë programin duke realizuar një takim me të rinjtë ku foli për disa tema të caktuara. Njëra nga temat ishte studimi i PISA-s i cili këtë vit solli rezultate të ulëta për arsimin shqiptar.

“Studimi i fundit i PISA-s gjeti se Shqipëria, në 9-vjeçarin e kësaj qeverie pësoi rënien më të madhe në botë. U rendit e para në degradimin e arsimit. U kthye në vitet 2000.

Imagjinoni nxënësit tanë në arsimin parauniversitar përgatiten jo për vitet 2024, por për vitet 2000. Përgatiten për 20 vite mbrapa,” shtoi Berisha

Gjithashtu ai u shpreh se Edi Rama është një nga shkaktarët për largimin e të rinjve.

“Rikujtoni për një moment Edi Ramën, ministrat e tij, nuk e përmendin kurrë fjalën rini. Nuk ekziston për ta fjala rini. Ekziston vetëm kur i duhet për të mbushur sheshet në koncerte për qëllime elektorale, por për asgjë tjetër.

Se për Edi Ramën, interesi absolut është se të rinjtë, që nuk mund të pajtohen me një qeverisje të tillë dhe me pasoja të tillë, të largohen nga Shqipëria,” u shpreh ish-kryeministri

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit