Është kapur dhe autori i sulmit me armë ndaj berberhanës në Fermë Çlirimi, Fier ku një 33-vjeçar tentoi të vriste me armë zjarri 30-vjeçarin, Bledi Koçi ose i njohur si “Xiba”, që njëkohësisht është dhe pronari i biznesit
Policia në fillim arrestoi bashkëpunëtorin e 33-vjeçarit, të riun Nikola Muçi.
Tani është bërë e mundur dhe kapja e autorit të sulmit, 33-vjeçari Geraldo Hoxha, gjithashtu ati i është sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe arma e zjarrit pushkë me të cilën qëlloi ndaj Bledi Koçit.
Ngjarja ka ndodhur më datë 23.12.2023, në fshatin Fermë Çlirim, për shkak të një konflikti të mëparshëm, ku dyshohet se shkak mund të jetë dhe hakmarrja.
Plumba për hakmarrje! Qëlloi drejt “Xibës” së Fierit! Arrestohet autori, shoku në kërkim