-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tre skenarët/ Nesër vendoset fati i Berishës dhe vulës së PD-së

Kryesoret

Nesër do të jetë një ditë shumë e rëndësishme për demokratët. Në Gjykatën e Lartë do të vendoset fati i vulës së PD-së. Në dhomë këshillimi do të shqyrtohet kërkesa e Berishës.

Ai kërkon që të rrëzohet vendimi i Apelit dhe të liqet në fuqi vendimi i shkallës së parë i dhënë nga Agron Zhukri që i dorëzoi vulën pasi njohur Kuvendin e 11 Dhjetorit të Rithemelimit. Trupa do të ketë mundësinë që të marrë vendim pa dëgjuar palët, por në shqyrtim të dokumenteve.

Të tre mundësitë mbeten të hapura; lënia në fuqi e Apelit, që kërkon rishqyrtimin e plotë të çështjes, duke shfuqizuar vendimin “Zhukri”, pra të shprehet në favor të grupimit Basha. Një tjetër zgjidhje është rrëzimi i Apelit dhe lënia në fuqi e vendimit të Zhukrit, duke ia kaluar të drejtat Berishës. Një zgjidhje e tretë është që nga dhoma e këshillimit çështja të kalojë në seancë me përballje të palëve.

Brenda teksa merret vendimi, jashtë grupi i Sali Berishës do të protestojë. Ndërkohë që në Gjykatën e Posaçme do të vendoset nëse do të pranohet kërkesa e SPAK-ut për të mbyllur Sali Berishën në arrest shtëpie duke e ruajtur me policë tek dera.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit