Trupat e pajetë të pesë personave u zbuluan të hënën në mbrëmje në një apartament në lindje të Parisit.
Sipas mediave franceze viktimat janë një grua dhe katër fëmijët e sajë, ndërkohë që policia ka nisur menjëherë kërkimin e babit 33-vjeçar, ky i fundit në arrati prej ditës së djeshme.
Fëmijët janë përkatësisht të moshave 10 vjeç, 7 vjeç, 4 vjeç dhe 9 muajsh.
Trupat e tyre u zbuluan “rreth orës 21:00 pas një alarmi të dhënë nga të afërmit të shqetësuar pasi nuk kishin arritur të kontaktonin me ta”
Prokurori Jean-Baptiste Bladier konfirmoi për mediat franceze se shërbimi i policisë gjyqësore të Versajës po hetonte.
Një hetim për “vrasje me dashje me paramendim” është hapur nga kryefamiljarit.