-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U gjetën të pa jetë në shtëpi, policia dyshon asfiksimin si shkak i vdekjes të çiftit nga Kosova

Kryesoret

Dita e hënë ishte një ditë zie për familjen Tofaj nga Juniku.

Pronari i fabrikës “Juniku” në Kosovë, Mic Tofaj dhe bashkëshortja e tij u gjetën të vdekur në një shtëpi banimi në bjeshkët e Junikut, në rrethana akoma të paqarta.

Policia tashmë ka nisur hetimet në koordinim me Prokurorinë, që njoftoi se janë disa pista hetimore për ta ndriçuar rastin.

Fillimisht u raportua se si pasojë e vdekjes erdhi nga shpërthimi i një bombole, por Policia e Kosovës e hodhi poshtë këtë raportim.

Zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se vdekja e tyre u konstatua nga mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes.

Siç tha dyshohet se shkaktar ka qenë rryma, ku dy viktimat janë asfiksuar.

“Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar. Dyshohet se shkaktar ka qenë rryma, nuk ka të bëjë me bombolë gazi. Viktimat dyshohet se janë asfiksuar”, tha Fadil Gashi.

Për rastin kanë folur edhe nga Prokuroria Themelore në Pejë.

Zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi konfirmoi se rryma është një nga pistat e hetimit.

Për ndarjen tragjike nga jeta të çifit ka reaguar dje edhe kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu.

Ai tha se ata ishin ndërmarrës të suksesshëm por edhe njerëz me virtyte të lara.

“Juniku do t’i kujtoj përgjithmonë si familje shembullore, mbi të gjitha si persona me virtyte të larta njerëzore por edhe si ndërmarrës të suksesshëm dhe junikas të cilët kanë kontribuar aq shumë për Komunën e Junikut”, ka shkruar ai.

Ndërkohë dëshmitarët kanë thënë se ka qenë djali shtatëvjeçar ai që  kishte njoftuar familjarët për rastin.

Trupat e pajetë të çiftit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe pritet t’u bëhet obduksioni.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit