Shtëpia e prindërve të këngëtares Beyonce në Hjuston u përfshi nga flakët mëngjesin e Krishtlindjeve.
Mediat e huaja raportojnë se zjarrfikësja mbërriti në shtëpinë dykatëshe brenda pak minutash.
“Ne e arritëm për rreth 10 minuta,” tha komandanti i distriktit të departamentit të zjarrit të Houston, Justin Barnes.
Ndërsa, shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar. Familja e Beyonce-s e bleu shtëpinë në vitin 1982 dhe këngëtarja jetoi atje deri në moshën 5-vjeçare. Raporti i Guardian vëren se kur ylli i popit ishte në qytet për turneun e saj botëror të Rilindjes, ajo u pa duke fotografuar shtëpinë.
Shtëpia në lagjen historike Riverside Terrace është ndërtuar në vitin 1946.