Media italiane “RaiNews” , me anë të një shkrimi i ka kushtuar një artikull të veçantë, qëndrimit dhe kritikave të këngëtares shqiptare me famë botërore Dua Lipa, lidhur me protestat antiqeveritare në Tiranë, tashmë të hyrë në mujin e dytë pasi kjo e fundit përveç se mbështet revoltën qytetare, shrehet edhe e shqetësuar se si mundet që qeveria shqipatre të ndryshojë ligjin për zonat e mbrojtura pa një konsultim publik.
Në podkastin e Klubit të Librit Service95 , në një bisedë me shkrimtaren shqiptare Lea Ypi, Dua Lipa shprehu mbështetjen e saj për protestat kundër projektit për një vendpushim luksoz të lidhur me Ivanka Trump dhe bashkëshortin e saj Jared Kushner në Shqipëri.
Këngëtarja tha se ndan shqetësimet e protestuesve në lidhje me transparencën e projektit dhe e quajti mobilizimin popullor “frymëzues”. “Ajo që e gjej vërtet shqetësuese është parimi se qeveria thjesht mund të ndryshojë ligjin për të hequr mbrojtjet mjedisore pa asnjë konsultim publik”, tha ajo.
Projekti i turizmit, i vlerësuar të ketë një vlerë prej 4.6 miliardë dollarësh , u propozua për herë të parë për vitin 2024. Protestat filluan në fund të majit, pasi u instaluan gardhet dhe buldozerët mbërritën në zonën e prekur, dhe vazhdojnë çdo ditë në Tiranë.









