-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lufta për vulën! Bllokohet rruga, Berisha me demokratët në derën e gjykatës

Kryesoret

Sot përveç faktit që Gjykata e Posaçme do të vendosë nëse do ta dërgojë Sali Berishën në arrest shtëpie, sot në Gjykatën e Lartë pritet të zhvillohet seanca për rekursin që grupimi i Rithemelimit i Sali Berishës ka depozituar për vendimin e 3 marsit, ku Apeli i Përgjithshëm ktheu në shkallë të parë çështjen e logos dhe vulës së Partisë Demokratike.

Çështja do të shqyrtohet nga gjyqtarët, Artur Kalaja, Ervin Pule dhe Dariel Sina në orën 09:00. Por paralelisht me seancën, Sali Berisha jashtë godinës do të zhvillojë një protestë. Për shkak të protestës forca të shumta sigurie janë mbledhur para ambienteve të gjykatës. Ndërkohë, vetë Berisha ka shkuar nga banesa e tij direkt për te Gjykata e Lartë, për t’iu bashkuar protestës.

Në mars të këtij viti, Gjykata e Apelit vendosi të rrëzojë vendimin e Agron Zhukrit dhe kthimin e çështjes për shqyrtim në shkallë të parë me trupë tjetër gjykuese. Pas këtij vendimi, vula, sigla, logoja e Partisë Demokratike i mbetën PD zyrtare. Me unanimet të plotë trupa gjykuese e Apelit, e përbërë nga relatore Elona Mihali dhe anëtarë Astrit Kalaja dhe Irida Kacerja, prishi vendimin e datës 25 mars 2022.

Kush do ta marrë vulën? Berisha me demokratët nisin protestë jashtë gjykatës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit