Një video e Dua Lipas nga Rajasthani i Indisë është bërë virale në rrjetet sociale dhe e tregon atë duke shëtitur në mënyrë të qetë në një treg..
Videoja tregon këngëtaren duke shëtitur në një treg pa u vënë re nga publiku pavarësisht famës së saj.
Përdoruesit e rrjeteve sociale kishin shumë për të thënë pasi artistja fituese e çmimit “Grammy” shëtiste thuajse e panjohur në rrugët e ngarkuara të Rajasthanit.
“Një turiste normale e huaj për ta,” shkroi një përdorues në X.
“Të huajt që shëtitin rreth e rrotull është shumë e zakonshme në Udaipur, kështu që asgjë e madhe dhe, natyrisht, vendasit nuk do të jenë në dijeni të Dua Lipës,” shkroi një tjetër komentues.
Dua lipa ko na pahchaan ke Rajasthan walo ne usko, uski aukaat dikha di pic.twitter.com/9vXtHr9UB6
— जेंटल मैन (@gentleman07_) December 27, 2023