Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë ka nisur me një vonesë prej 20 minutash.
Kryeparlamentari Niko Peleshi e hapën seancën e kësaj të enjteje me një minutë heshtje, për të nderuar kujtimin e ish-kongresmenit amerikan, Eliot Engel, i cili ka ndërruar jetë.
“Do të mbetet i paharruar. Në shenjë respekti dhe nderimi për jetën e tij, ju ftoj të mbajmë 1 minutë heshtje. I paharruar qoftë kujtimi i tij.”, tha Peleshi.









