-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

AS: Real Madrid drejt një vendimi për të ardhmen e Ancelottit

Kryesoret

Real Madridi duket se ka marrë një vendim për të ardhmen e Carlo Ancelottit, pas më shumë se nëntë muaj me spekulime për largim të trajnerit italian.

Dyshimet për të ardhmen e Ancelottit filluan në pranverën e vitit të kaluar, kur Reali  e humbi garën për titullin e La Ligas, ndërsa Brazili po tenton vazhdimisht të bëjë një lëvizje për të, duke dashur me çdo kusht ta ketë në krye të kombëtares 5 herë kampione të botës.

Brazili e ka bërë Ancelottin synimin kryesorë për pozitën e trajnerit të kombëtares, dhe publikisht ka deklaruar se do ta emërojë atë trajner në verën e vitit 2024, por Ancelotti nuk ka folur kurrë rreth kësaj teme.

Kurdo që është pyetur për rinovim të kontratës, Ancelotti ka thënë se ai dëshiron të qëndrojë te Reali sa më gjatë që mundet.

Sipas “Diario AS”, ai do ta ketë këtë shans për ta bërë këtë gjë. Media spanjolle sugjeron se Real Madridi janë të kënaqur me Ancelottin, dhe do të bisedojnë për një kontratë të re për të.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit