Pasditen e sotme u shty sërish vendimi për masën e sigurisë për Sali Berishën. Vendimi është shtyrë për të shtunën në orën 12:00. Avokati i Sali Berishës, Genci Gjokutaj tha se po përgatisin kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga procesi.
“Sot kemi marrë brenda afatit ligjor provat që do të shoqërojnë kërkesën. Provat që mbështesin kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Janë ato prova që provojnë njëanshmërinë e gjyqtares”.
A po e zvarrit procesin me këto kërkesa të përsëritura? “Të zbatosh ligjin dhe Kodin e Procedurës nuk është… për më tepër gjykata i qëndroi…do të jemi të shtunën” tha ai dhe u largua.