-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gruaja gjobitet, burri e merr vesh dhe tenton ta vrasë me thikë

Kryesoret

Një ngjarje e pazakontë ka qenë duke ndodhur në Rimini të Italisë ku një 39-vjeçar shqiptar ka tentuar të godasë për vdekje me thikë bashkëshorten e tij për shkak të një gjobe.

Bashkëshortja ishte gjobitur që në 9 dhjetor por kur 39-vjeçari e mori vesh ai u nervozua tepër raportojnë mediat italiane.

I acaruar keq dhe nën efektit të alkoolit ai, tentoi të godiste me grusht gruan, e cila për fat të mirë u shmang. Më pas ka marrë një thikë në duar me qëllim që ta godasë.
Kunati i saj, i cili ishte dëshmitar i skenës, ndërhyri duke shmangur tragjedinë dhe gjithashtu njoftoi policinë. Pak minuta më vonë policia mbërriti në banesën e tyre dhe e arrestoi 39-vjeçarin.

Gjatë dëshmisë ajo ka treguar kërcënimet e njëpasnjëshme të bashkëshortit.
“Nëse më denonconi ose ktheheni në Shqipëri , unë do t’ju rrah, do të përdhunoj nënën dhe motrën tuaj, pastaj do t’ju vras.” Ky është një nga kërcënimet rrëqethëse të 39-vjeçarit. Kjo alternohej me akte të dhunshme si shuplaka, tentativa për mbytje ose thyerje sendesh.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit