-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjobë rekord në historinë e futbollit shqiptar, Disiplina klubin vlonjat për postimet

Kryesoret

Një vendim shumë i pazakontë është marrë në mbledhjen e fundit të Komisionit të Disiplinës në FSHF.

Klubi i Kategorisë së Dytë, Labëria FC, është ndëshkuar me një gjobë rekord për futbollin shqiptar.

Sipas dokumentit të FSHF, “Laberia FC, për publikimin e deklaratave fyese dhe diskriminuese që cënojnë reputacionin e futbollit dhe zyrtarëve të saj, në bazë të neneve 6/1/c, 6/4, 8, 13, 15/1, 47 dhe 77 të KDE, dënohet me gjobë në masën 10.000.000 (dhjetë milion) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%”.

Kjo është një shifër e jashtëzakonshme për futbollin shqiptar, më saktësisht historike, pasi tejkalon shumë herë çdo shifër që është vendosur më parë nga FSHF, pavarësisht situatave që mund të kenë krijuar klube apo individë. Dhe gjithçka për postime në rrjetet sociale!

Duket e pakuptimtë se si Disiplina ka arritur në konkluzionin që një faqe e caktuar në rrjetet sociale e cila ka bërë postimet e mëposhtme, menaxhohet nga klubi në fjalë apo zyrtarët e saj, duke vendosur një shifër të tillë./ Panorama Sport

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit