Ditën e sotme në në 15:00 Gjykata e Posaçme do të japë vendimin për masën e sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.
SPAK ka kërkuar për ish kryeministrin arrest në shtëpi me mbikëqyrje policore dhe asnjë komunikim me persona të tjerë përveç familjarëve në banesë.
Gjykata rrëzoi kërkesën e tij për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, dhe fati i Berishës do të jetë pikërisht në duart e kësaj të fundit.
Kuvendi të premten e shkuar vendosi me 75 vota pro heqjen e imunitetit duke vendosur kështu Sali Berishën në dorë të drejtësisë.
Pas miratimit të autorizimit nga Kuvendi për heqjen e lirisë së Sali Berishës, SPAK iu drejtua Gjykatës më datë 22 dhjetor duke i kërkuar ashpërsimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin, i cili po hetohet nën dyshimet për korrupsion në privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”