Një grua ka rënë pre e një grabitjeje të rëndë në Prizren.
Ajo ka raportuar në polici se persona në panjohur janë futur në shtëpinë e saj dhe kanë vjedhur një shumë prej 20 mijë eurosh gjithashtu dhe stoli ari.
Njoftimi i policisë:
Krajk- Prizren 27.12.2023-19:00-22:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se gjatë intervalit kohor të lartë cekur, derisa nuk ka qenë në shtëpi, person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë dhe nga aty i kanë vjedhur para të gatshme në vlerë 20.000€ dhe një sasi stoli ari”, thuhet në raportin e Policisë.
Për rastin thuhet se është njoftuar prokurori dhe se po zhvillohen procedurat hetimore.