Minstria e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriu ka refuzuar kërkesënqë u nis para një muaji nga Ukraina për ndihmë ushatarake.
Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, tha të enjten se kërkesa është refuzuar, pasi ndihma e kërkuarpër pasije ushatarke nga Kievi shfrytëzohet prej forcave të armatosura maqedonase.
“Kësaj radhe nuk ishim në gjendje t’i përgjigjemi pozitivisht kërkesës së re të Ukrainës për dhurimin e pajisjeve ushtarake nga Maqedonia e Veriut. Pajisjet e kërkuara janë të nevojshme dhe përdoren nga forcat e armatosura”, ka thënë Petrovska, pa saktësuar se çfarë konkretisht kanë kërkuar autoritetet ukrainase.
Maqedonia e Veriut, në dy raste tjera u është përgjigjur pozitivisht kërkesave nga Ukraina, duke dhuruar avionë dhe tanke të prodhimit rus, që nuk përdoreshin nga ushtria e Maqedonisë së Veriut.