-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“SPAK-u gjobëvënës”! Berisha: Dumani është majtist i pakorrigjueshëm!

Kryesoret

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani deklaroi sot se hetimet për inceneratorin e Tiranës vijojnë dhe se dosja nuk është copëtuar në fraksione. Por Sali Berisha reagoi ashpër duke thënë se SPAK-u e ndau dosjen për të shpëtuar ministrat dhe zyrtarët e tjerë nga akuza e grupit të strukturuar kriminal. Për Dumanin tha se nuk ka informacione veç se “është majtist i pakorrigjueshëm”.

“Ky Dumani është një majtist i pa korrigjueshëm. Nuk kam të dhëna të tjera, por majtizmi i tij është i pakorrigjueshëm. Nuk mund të pranojë që qeveria e partisë së tij të shpallet organizatë kriminale. Dosja e inceneratorëve për cdo njeri normal kryetar ka Edi Ramën, zv ka Engjëll Agacin, Erion Veliajn pas Ramës dhe të tjerët.

Por kjo nuk mund të ndodhë. Partia e Rilindjes nuk mund të jetë organizatë kriminale prandaj e copëzojnë. SPAK është institucion politik, zhvatës, gjobëvënës që përdoret për ambiciet politike të Edi Ramës. Sepse ndryshe nuk mund të kuptohet amnistia e dytë e Ilir Beqjat” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit